Aksident në Fiershegan të Lushnjës, përplaset rëndë 62-vjeçari me motoçikletë

Aksident në Fiershegan të Lushnjës, përplaset rëndë 62-vjeçari me motoçikletë

09:25, 13/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën nacionale Lushnjë- Berat në afërsi të Fiersheganit.

62-vjeçari Ethem Bushi që udhëtonte me një motomjet elektrik duke dalë nga rruga dytësore është përplasur me një Toyota që udhëtonte në drejtim të Lushnjës.

Si rezultat i përplasjes, motoçikleta e goditur e ka hedhur tej 62- vjeçarin që ka marrë plagë të rënda.  Ai u dërgua në spitalin e Lushnjës.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit dhe po vendos rregullin në trafik.

Policia e Lushnjës dha një informacion paraprak:

Rreth orës 8:00 në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasen E. Ç., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi E. B., rreth 62 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. B., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco