Vrasja brenda institucionit në Ferizaj, autor dyshohet ish-bashkëshorti i viktimës 21-vjeçare

Vrasja brenda institucionit në Ferizaj, autor dyshohet ish-bashkëshorti i viktimës 21-vjeçare

16:31, 12/04/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj ku nga disa të shtëna me armë zjarri ka mbetur e vdekur një grua.

Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për Gazetën Express se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

 “Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë më dije se viktima është Erona Cokli, 21-vjeçare.

Edhe policia në Ferizaj ka konfirmuar vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco