Ndërhyri në sistemin TIMS/ Gjykata lë në 'arrest shtëpie' ‘veglën’ e Taulant Ballës

Ndërhyri në sistemin TIMS/ Gjykata lë në 'arrest shtëpie' ‘veglën’ e Taulant Ballës

13:57, 12/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe 'pezullim nga detyra', për ish drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Muça i ka qëndruar qëndrimeve të mëparshme në gjykatë, duke ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Kështu ai është munduar të mbrojë shefin e tij Taulant Balla, duke pretenduar se nuk ka kryer vepër penale.

“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco