Greqi, tentoi të përdhunojë pronaren e lokalit dhe sulmoi efektivët e policisë, prangoset 30-vjeçari shqiptar

Greqi, tentoi të përdhunojë pronaren e lokalit dhe sulmoi efektivët e policisë, prangoset 30-vjeçari shqiptar

09:51, 10/04/2024
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Symi. Mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.

Vajza ka mundur të lajmërojë policinë, e cila ka ardhur në vendngjarje.

Shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe sipas mediave greke i ka sulmuar.

Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco