Arrestohet shqiptari që dyshohet se vrau emigrantin nga Afganistani në Greqi

Arrestohet shqiptari që dyshohet se vrau emigrantin nga Afganistani në Greqi

09:40, 10/04/2024
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet për vrasjen e një emigranti nga Afganistani. I riu shqiptar u arrestua gjatë kësaj jave, lidhur më një ngjarje kriminale të ndodhur më datë 8 mars.

24-vjeçari akuzohet se ka qëlluar për vdekje më armë zjarri emigrantin afgan gjatë një sherri mes dy grupeve të rinjsh nga Shqipëria dhe Afganistani.

Sipas hetimeve të policisë greke, sherri mes grupit shqiptar dhe atij afgan ndodhi për mosmarrëveshje lidhur me pazaret për lëndë narkotike.

I arrestuari ka qenë i akuzuar në të kaluarën për bashkëpunim në vrasje me dashje, tentativë për vrasje si edhe për përfshirje në banda kriminale të trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco