Serbit që iu gjet eksplozivi nën veturë në Leposaviq punon në institucionet e Kosovës

Serbit që iu gjet eksplozivi nën veturë në Leposaviq punon në institucionet e Kosovës

09:39, 10/04/2024
A+ Aa A-

Serbi i cili të martën raportoi në Polici se nën veturën e tij në Leposaviq ka gjetur eksploziv, punon në institucionet publike të Kosovës. Ai dyshon se vepra ndaj tij është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi.

Sipas raportit policor të Kosovës, në vendin e ngjarjes në Tvërgjan të Leposaviqit të martën gjatë ditës është deaktivizuar eksplozivi. 

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit. Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues. Ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin policor të mërkurën.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të martën reagoi për rastin duke thënë se veprimeve kriminale të bandave në veri u ka kaluar koha dhe se tani po funksionon shteti ligjor. Ai publikoi edhe një video nga ngjarja. Sipas ministrit të Brendshëm, Serbia po kthehet tek aktet e dhunës pasi ka humbur betejat politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco