VIDEO/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, shpëtojnë mrekullisht 3 anëtarët e familjes

11:54, 09/04/2024
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kodër-Rrëshen rreth orës 10:50, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe u batua.

Menjëherë në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e shoferit, bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin pasagjere në këtë automjet.

Të 3 të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco