Apeli lë në fuqi lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit drejt Gjermanisë

Apeli lë në fuqi lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit drejt Gjermanisë

10:27, 09/04/2024
A+ Aa A-

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kanë lënë fuqi vendimin për lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit, i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë gjermane, si pjesë e një grupi kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak kohë më parë për Dobroshin, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimin pasuror në kuadër të të cilit janë sekuestruar disa prona të tij apo në emër të personave të lidhur me të.

Ndër to janë sekuestruar 10 llogari bankare, një vilë, 3 apartamente, një shoqëri tregtare, makinë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco