Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, ja ç’thotë Policia

Plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë, ja ç’thotë Policia

22:45, 02/04/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Sipas raportimeve, i plagosur ka mbetur 27-vjeçari Emiljano Paloka.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas sherrit mes dy komshinjve. i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Shkodrës, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Paloka, 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco