Shkon në 5 numri viktimave nga aksidenti në Tepelenë, ndërron jetë në spital 58-vjeçari

Shkon në 5 numri viktimave nga aksidenti në Tepelenë, ndërron jetë në spital 58-vjeçari

22:35, 02/04/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë personi i pestë i përfshirë në aksidentin e 17 marsit në Tepelenë.

Jani Çela, 58 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme ndodhej në gjendje kome, në spitalin e Traumës në Tiranë.

Mbrëmjen e 17 marsit një aksident tragjik me pasojë vdekjen e katër personave ndodhi në Tepelenë si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco