Plagosje me armë zjarri në Velipojë

Plagosje me armë zjarri në Velipojë

22:31, 02/04/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka Policia është në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes.

I plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  Velipojë, në  rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes  dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në  vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe  identifikimin e autoreve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco