Një vajzë shqiptare e plagosur nga sulmi me armë në shkollën në Finlandë

Një vajzë shqiptare e plagosur nga sulmi me armë në shkollën në Finlandë

20:17, 02/04/2024
A+ Aa A-

 

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e të shtënave në një shkollë në Finlandë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë, shqiptare nga Kosova, është në mesin e personave të plagosur në sulmin që ka ndodhur në orët e paradites në një shkollë në Finlandë.

Ministria ka thënë përmes një postimi në Facebook se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës.

Si pasojë e sulmit në shkollën Viertola në qytetin Vanta të Filandës, ka vdekur një fëmijë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas zytarëve policorë, tri viktimat janë të moshës 12-vjeçare, ashtu sikurse i dyshuari, i cili fillimisht ka ikur, por më pas është ndaluar nga autoritetet.

Prindërit u kanë thënë mediave finlandeze se të shtënat kanë ndodhur në një klasë në shkollën Viertola në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki.

Policia ka thënë se ka arritur në shkollë brenda nëntë minutave.

Shkolla i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën.

Më 2007, Pekka-Eric Auvinen pati vrarë shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit.

Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, pati shtënë me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës. Ai i ka vrarë nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten.

Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010. Ajo e ka ndryshuar edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç. /REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco