U kapën në shtëpi bari, dy shqiptarët dënohen me 14 muaj burg secili

U kapën në shtëpi bari, dy shqiptarët dënohen me 14 muaj burg secili

19:18, 02/04/2024
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, që u kapën në një banesë të përshtatur si ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe u dënuan me 14 muaj burg secili.

Shtëpia e barit u zbulua në në rrugën Edëin, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024, ku policia ushtroi një kontroll.

Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.

Efektivët pikasën në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj. Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edëin, por u ndaluan nga policia. Përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi.

Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg kur u paraqitën në Gjykatën e Nottingham Croën të ​​enjten (28 mars).

Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

Detektivi Rreshter Toni Smithurst, i Policisë së Nottinghamshire, ka falenderuar fqinjët që kanë raportuar rastin, teksa u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë për çdo rast të dyshuar për aktivitet të paligjshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco