Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, dyshohet për një viktimë

Banesa përfshihet nga flakët në Vlorë, dyshohet për një viktimë

18:17, 02/04/2024
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se për pasojë një person ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ne zonen e njohur si 'Omonia'.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e  dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).   

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco