PAMJE TË RËNDA nga aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet

PAMJE TË RËNDA nga aksidenti me 8 viktima në aksin Këlcyrë-Përmet

10:33, 02/04/2024
A+ Aa A-

Pamje të rënda janë siguruar nga vendi i aksidentit në aksin Këlcyrë-Përmet, ku mbetën të vdekur 8 persona.

7 pasagjerët dyshohet se ishin emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, ndërsa shoferi nga Shkodra.

Në fotot e LSA shihen trupat e viktimave të shpërndarë afër lumit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, 2 prill, kur ‘Benz’-i mbushur me emigrantë po udhëtonte nga pika e kalimit kufitar ‘Tre Urat’ në Përmet në drejtim të Këlcyrës. Mjeti i mbushur me emigrantë është pikasur nga policia, por drejtuesi i mjetit është kthyer për në drejtim të Përmetit me qëllim për t’i ikur policisë.

Nga shpejtësia e lartë, shoferi ka humbur kontrollin dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosa.

ImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco