U dënua për përdhunimin e një 15-vjeçareje në Angli/ 52-vjeçarit shqiptar nuk i hiqet nënshtetësia, reagon 'Daily Mail'

U dënua për përdhunimin e një 15-vjeçareje në Angli/ 52-vjeçarit shqiptar nuk i hiqet nënshtetësia, reagon 'Daily Mail'

21:35, 01/04/2024
A+ Aa A-

Një 52-vjeçar shqiptar, i cili është dënuar në Britani në 2015 për përdhunimin e një vajze 15 -vjeçare mësohet se autoritet britanike nuk mund t’i hiqen nënshtetësia anlgeze. Sipas Daily Mail Gjin Gjergji ka përfituar azil në mënyrë të rreme, pasi në vitin 2000 ka shkuar në Britani me pretendimin se u largua nga Kosova për shkak të luftës.

“Home Office u përpoq t’i revokonte pasaportën e tij britanike në mënyrë që ai të mund të dëbohej pas dënimit gjashtëvjeçar për përdhunim. Megjithatë, zyrtarët kishin dyshuar që në vitin 2005 se atij i ishte dhënë statusi i refugjatit me një identitet të rremë – megjithatë ata nuk kishin marrë masa.

Tani një gjykatë imigracioni ka arritur në përfundimin se do të ishte ‘e padrejtë’ t’i hiqte atij shtetësinë britanike kur provat e disponueshme pothuajse 20 vjet më parë ‘shpërfilleshin’”, shkruan media britanik.

“Jam mirë, nuk kam asnjë shqetësim këtu. Erdha në MB sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu”, tha ai për Daily Mailin.

Gjergji tha se besonte se ka të drejtë të qëndrojë në MB, sepse ai ka një familje këtu dhe vendlindja e tij, Shqipëria është shumë e rrezikshme.

“Ka shumë njerëz të këqij atje,” shtoi ai. Pavarësisht kësaj, ai planifikon të vizitojë nënën e tij të moshuar dhe të afërmit e tjerë në Shqipëri sapo të arrijë pasaporta e tij e re në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco