Dosja ‘5D’, çfarë u gjet në kompjuterin e Nestor Muhametllarit/ Bisedat e Taulant Tushes për shkollën…

Dosja ‘5D’, çfarë u gjet në kompjuterin e Nestor Muhametllarit/ Bisedat e Taulant Tushes për shkollën…

18:46, 01/04/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë publikuar lidhur me një prej aferave më të mëdha korruptive, por jo vetëm, ku janë të përfshirë drejtorët më të rëndësishëm të Erion Veliajt, që përbënin edhe shtabin e tij elektoral në zgjedhjet e 14 majit.

Referuar, dosjes që SPAK ka në dorë, që çoi në arrestimin e 3 prej drejtorëve, ndërsa vijojnë hetimet, nga kontrollet që janë bërë në zyrën e Nestor Muhametllarit, në kompjuterin e këtij të fundit është gjetur komunikimi i Taulant Tushës nëpërmjet "Ëhats App" me një tjetër person.

Referuar publikimeve, Taulant Tusha i ka dërguar një personi tjetër një "folder" me emërtimin "Mangesitë.doc" dhe në komunikim përmendet emri "Hasan Vogli". Tenderi për këtë shkollë kishte vlerën 2 miliard e 534 milion lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare “Hasan Vogli”, që ndodhet në zonën e “Brrakës” në Tiranë.

Nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se kjo bisedë është bërë për projektin e rindërtimit të shkollës "Hasan Vogli", ku procedura e tenderit është zhvilluar në gusht të 2020. Personat e përmendur në bisedë janë Nestor Muhametllari, administratori i kompanisë "5D", si dhe shtetaset Anjeza Çallpati dhe Ilda Qazimllari, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Punëve Publike pranë Bashkisë Tiranë.

Sipas hetimeve, rezulton se në shtator 2020, Bashkia e Tiranës ka lidhur një kontratë tjetër me vlerë prej 19 milion lekë të vjetra për mbikëqyrjen e punimeve të shkollës “Hasan Vogli”, punime këto që janë kryer nga “V.A.S Konstruksion”, e Mariglen Qatos, Taulant Tusha dhe Redi Molla, “Manetci” dhe kompania “Ergi”.

Biseda:

Bashkëbiseduesi: Kush e solli këtë?

Taulant Tusha: Dr. ime.

Bashkëbiseduesi: T'i plotësoj me urgjencë, po ia çoj.

Taulant Tusha: Nuk e kuptoj pse nxitohen. Thuaj Nestorit fol me Anjezën për projektin.

Bashkëbiseduesi: i kam thënë unë shpejt... ok.

Tualant Tusha: Se Ilda qenka.

Bashkëbiseduesi: Direkt.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco