VIDEO - EMRI/ Aksident tragjik në Greqi, po priste autobusin, 20-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje

VIDEO - EMRI/ Aksident tragjik në Greqi, po priste autobusin, 20-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje

13:37, 01/04/2024
A+ Aa A-

Aksident i rëndë në Greqi, ndërrojnë jetë dy gra, njëra prej tyre shqiptare.

Dy gra kanë humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në km 6 të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.

Dy gratë, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.

Sipas Policisë, dy femrat janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekjen. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.

Pamjet:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco