Aksidenti tragjik me 4 viktima në Tepelenë/ Ky është çifti që vdiq

Aksidenti tragjik me 4 viktima në Tepelenë/ Ky është çifti që vdiq

09:38, 18/03/2024
A+ Aa A-

Katër persona ndërruan jetë në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës 17 mars 2024, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

Makina tip Mercedes Benz, që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara nën drejtimin e Riza Rrapës, humbi kontrollin dhe si pasojë u përplas me dy automjete të tjera që po lëviznin në drejtim të kundërt me të.

Nga përplasja e fortë viktimë mbeti vetë Rrapa dhe 3 anëtarë të një familjeje që ndodheshin në makinën tip Toyota, konkretisht Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua (NE FOTO) dhe Afërdita Begaj. 

E moshuara 90-vjeçare Afërdita Begaj vdiq në momentin e përplasjes, dy të tjerë ndërruan jetë rrugës për në spitalin e Gjirokastrës dhe një i katërt humbi jetën sapo hyri në sallën e operacionit. 

Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta të cilët ndodheshin në makinën e tretë që u përfshi në aksident. Të dy janë transportuar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco