Lajmi i fundit

Përfundon numërimi/ Demokratët e Kurbinit zgjedhin kryetarin e ri të degës

EMRAT/ Aksidenti tragjik me 4 viktima, 2 të plagosurit në gjendje të rëndë mbërrijnë në Tiranë

21:15, 17/03/2024
A+ Aa A-

Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë kanë mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Tepelenë, kanë mbetur të vdekur katër persona dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas burimeve për SYRI-n, mësohet se Lavdosh Bega, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, Lefteri Begaj, 57 vjeç, Riza Rapaj, 82 vjeç dhe Afërdita Meta, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.

Të plagosur janë, Jani Meta rreth 60 vjeç, drejtues i mjetit tip “BMW” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij, Lavdie Meta, 63 vjeç.

Gjithashtu tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit. 

 

Tepelenë/ Informacion shtesë 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me  automjeti tip "Toyota" me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.  

Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip "BMV" me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”. 

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip "Toyota", shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.  

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.  

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë.  

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco