VIDEO-FOTO/ Aksidenti në Tepelenë, shënohen 4 viktima nga përplasja e 3 makinave

20:21, 17/03/2024
A+ Aa A-

Katër viktima kanë mbetur nga aksidenti tragjik i ndodhur pak më parë në Tepelenë.

Në njoftimin zyrtar të policisë konfirmohet se si pasojë e përplasjes së 3 automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.  

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco