Aksident i 3-fishtë në Tepelenë, një i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë

Aksident i 3-fishtë në Tepelenë, një i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë

19:57, 17/03/2024
A+ Aa A-

 

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur para pak minutash në bypassin e Tepelënës poshte kalasë së qytetit që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

Sipas burimeve për SYRI-n, një automjet duke ardhur në drejtimin jugor ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

Rrjedhimisht ka ngelur i vdekur në vend një prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë si pasoje e shiut.

Tepelenë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.   

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco