U vra në një atentat me armë zjarri në Itali, identifikohet viktima dhe autori i krimit

U vra në një atentat me armë zjarri në Itali, identifikohet viktima dhe autori i krimit

14:09, 10/03/2024
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmë në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, Mikea Zaka, edhe ky shqiptar, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.

Ka qenë vetë i riu që ka treguar  ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të mbrëmshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Prej mbrëmjes së djeshme në Frosinone, si në të gjithë provincën, ka rënë errësira. E zeza e frikës, shkruajnë mediat italiane.

Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco