VIDEO-SYRI TV/ Shtohen rastet e dhunës në familje në Elbasan, Gjoni: Shkak kryesor, ekonomia

20:52, 02/03/2024
A+ Aa A-

Dhuna në familje ka njohur rritje përgjatë vitit ët fundit në qytetin e Elbasanit, ku ajnë denoncuar 224 raste. Avokatet thonë se kjo është një ndër veprat penale më të përhapura, ndërsa fenomeni përsëritet edhe pas lëshimit të urdhrave të mbrojtjes.

Nga SYRI TV

Vitin e fundit ne qarkun e Elbasanit dhuna ne familje kryesisht ndaj grave është rritur. 224 raste janë denoncuar, pjesa më e madhe ne qytet. Avokati Oligert Kume tregon për SYRI TV se kjo është një nder veprat penale me te përhapura ne qarkun e Elbasanit, ndërsa përveç problemeve social-ekonomike, rendit si shkak kryesor mentalitetin patriarkal të shoqërisë shqiptare. Por edhe pse sipas tij është rritur ndërgjegjësimi i grave për të denoncuar dhunën, jo te pakta kane qene rastet kur ky fenomen është përsëritur edhe pas lëshimit të urdhërave te mbrojtjes.

Ndërkohë psikologja pranë Forumit te Gruas në Elbasan, Mirela Gjoni shprehet se shkak për dhunën në familje është në të shumtat e rasteve ekonomia e dobët.

Sipas psikologes ka shumë raste që dhunuesit përdorin fëmijët per t’u afruar me bashkëshorten e menjëherë pas përfundimit të urdhrit te mbrojtjes, dhuna nis nga e para dhe situata vijon te mbetet e njëjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco