SYRI siguron VIDEO-n e shpërthimit në Lushnje, ja momentet kur energjia elektrike shkatërron çdo gjë

18:09, 01/03/2024
A+ Aa A-

Këto janë pamjet e shpërthimit të ndodhur në kapanonin që po ndërtohej në Lushnje.

Siç edhe duket në pamjet e siguruara nga SYRI, vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë dhe më pas gjithçka ka shpërthyer në flakë.

Deri më tani nga kjo ngjarje e rëndë, ka humbur jetën një person i identifikuar si Landi Verçani dhe janë plagosur 8 persona të tjerë mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Policia e Fierit/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur ‘Rrethrrotullimi i Plasmasit’, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco