EMRAT/ Plagosja në Pogradec, zbulohet e shkuara problematike e autorit dhe të plagosurit

EMRAT/ Plagosja në Pogradec, zbulohet e shkuara problematike e autorit dhe të plagosurit

17:54, 01/03/2024
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me plagosje e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Autori është identifikuar si Deist Meko, i cili ka qëlluar katër herë me armë zjarri në drejtim të Alted Jolldashit 35-vjeç, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit dhe po punon për kapjen e autorit.

Aktualisht 35-vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kontrollin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se ai ka dy plumba në shpatull.

Pak muaj me parë Jolldashi u dhunua dhe përfundoi në spital, por nuk tregoi asnjë person që mund të dyshonte. Pritet të zbardhet edhe motivi i plagosjes. Autori i shpallur në kërkim. Mësohet se edhe autori është me precedentë penalë, për plagosje.

Njoftimi i Policisë së Pogradecit:

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Tushemishtit’, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco