Ngjarja e rëndë në Lushnje, shpërthimi u dëgjua deri në Peqin

Ngjarja e rëndë në Lushnje, shpërthimi u dëgjua deri në Peqin

17:04, 01/03/2024
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lushnjë, ku pas një shpërthimi, 1 person ka ndërruar jetë dhe 10 të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Mësohet nga banorët se shpërthimi ka qenë kaq i fortë, sa është dëgjuar deri në Peqin.

Vendi ku ndodhej kapanoni ka qenë 100 metra larg Rotondos së Plastmasit, në rrugën që shkon drejt autostradës.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco