Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, nisin hetimet për një rrjet prostitucioni për fëmijë pas arrestimit të 17-vjeçarit

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, nisin hetimet për një rrjet prostitucioni për fëmijë pas arrestimit të 17-vjeçarit

16:57, 01/03/2024
A+ Aa A-

Autoritetet italiane janë duke hetuar për një rrjet prostitucioni për fëmijë, pas arrestimit të 17-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedaj në një zonë pyjore në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në 28 janar, ku 39-vjeçari shqiptar u gjet i masakruar në Treviso të Italisë.

Duke folur me hetuesit, 17-vjeçari ka treguar njohjen e tij me 39-vjeçarin, e cila filloi rreth një vit më parë.

Ai gjithashtu ka raportuar për një rrjet të gjerë prostitucioni, pjesë e të cilit janë djemtë dhe vajzat e mitura. Dëshmia do të verifikohet nga hetuesit dhe do të thirren të gjithë personat për të verifikuar pretendimet e 17-vjeçarit.

‘Historia është më komplekse seç duket’, ka thënë avokatja e të miturit, Elisa Berton, pas përfundimit të seancës gjyqësore.

Motivi i krimit mbetet ende mister. Paraditen e sotme, 17-vjeçari u mor sërish në pyetje dhe tani ndodhet në paraburgim në burgun e Trevisos, ku monitorohet vazhdimisht

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga puna e hetuesve, të shtunën e datës 20 janar 17-vjeçari është paraqitur në takim me një thikë të fshehur poshtë rrobave. Në momentin që ndodhej vetëm me 39-vjeçarin në pyll në Via dei Colli, e goditi rreth 20 herë me thikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco