Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Ndotën ujërat në akuariumin e portit të Durrësit me anijen e tyre, nën hetim tre shtetas të huaj

Ndotën ujërat në akuariumin e portit të Durrësit me anijen e tyre, nën hetim tre shtetas të huaj

11:34, 01/03/2024
A+ Aa A-

Tre shtetas të huaj janë proceduar penalisht pasi ndotën ujërat në akuariumin e portit të Durrësit për shkak të një defekti në anijen e tyre.

Policia thotë se në hetim janë vënë kapiteni, kryemekaniku dhe mekaniku i dytë i anijes, të cilët akuzohen për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një rumun. Procedimi penal nisi sepse nga verifikimet rezultoi se ndotja e ujërave ishte shkaktuar nga çarja e tubit të presionit të vajit, të anijes tregtare.

Ndërkohë, ipërfaqja ujore e ndotur u pastrua nga shërbimet e agjencisë përgjegjëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco