Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 3 persona në Dibër! 310 drejtues mjetesh të ndëshkuar në një javë

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 3 persona në Dibër! 310 drejtues mjetesh të ndëshkuar në një javë

11:14, 29/02/2024
A+ Aa A-

Tre persona janë arrestuar dhe 310 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative në Dibër për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë javës së fundit të muajit shkurt, Policia për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregull”, E.A., 19 vjeç; Q.H.,  18 vjeç;  I.V., 30 vjeç; banues në Dibër dhe Bulqizë, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet pa u pajisur me leje drejtimi.

Si dhe janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin M.M., 68 vjeç, banues në Mat, pasi duke drejtuar motomjetin nën efektin e alkoolit, është aksidentuar me një automjet tjetër në lëvizje.

Po ashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar administrativisht:

20 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të errët të pa homologuara;
73 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
36 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
112 drejtues mjetesh, për parkime të gabuara;
69 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia Rrugore, do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco