Detaje nga plagosja e mbrëmshme në Krujë/ Sherri nisi në lokal pas një loje

Detaje nga plagosja e mbrëmshme në Krujë/ Sherri nisi në lokal pas një loje

11:12, 29/02/2024
A+ Aa A-

Ka qenë një konflikt i çastit ai mes autorit Perlat Merlika dhe të plagosurit Artan Goga që agravoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Burime të SYRI TV thonë se autori dhe i plagosuri kanë debatuar në një lokal në lagjen Zim Zenel të Krujës ku po zhvillohej një lojë tavëll, dhe i plagosuri ka goditur autorin, i cili pasi kanë dalë nga lokali, ka qëlluar në drejtim te mikut të tij një herë me pistoletë.

Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitmas në shpatull duke e gërvishtur, ndryshe nga çfarë na u tha mbrëmjen e kaluar.

Sipas burimeve nga policia, e shtëna nga ana e Merlikës ka qenë më shumë në shenjë presioni dhe jo tentativë serioze për ta vrarë fqinjin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco