Mbërrin në Kosovë një kontingjent i ri i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it

Mbërrin në Kosovë një kontingjent i ri i ushtarëve turq në kuadër të KFOR-it

10:50, 29/02/2024
A+ Aa A-

KFOR-i ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë një kontingjent i trupave turke që do të zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë. Kështu bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it.

EKSKLUZIVE/ Bisedat e Kevin Suçit me Kasandër Nogën për vrasjen: S’është objektiv i vështirë. Trak i del në anësore, bërrrr një ashtu dhe iku, mbaroi…

“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco