EMRI+VIDEO/ Identifikohet një nga viktimat e krimit të dyfishtë në Korçë

21:16, 28/02/2024
A+ Aa A-

Është identifikuar një nga viktimat e krimit të rëndë të ndodhur në Korçë.

Mësohet se personi që humbi jetën në spital, është identifikuar si Emiljano Pine, rreth 40 vjeç nga Korça.

Pine mesohet se perdorte edhe nje emer tjeter si, Jorgo Prifti.

Autori i krimit që më pas i ka dhënë fund jetës me armë, është ennde i paidentifikuar.

Policia e Korçës ka dhënë dhe detajet e para në lidhje me krimin e rëndë.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco