VIDEO/ Detaje të reja nga krimi në Korçë: Vrau një person, më pas qëlloi dhe veten

21:05, 28/02/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Burime nga policia kanë zbardhur detajet e reja në lidhje me këtë ngjarje që ka sjellë dy viktima.

Nga të dhënat e para, dyshohet se personi i cili u gjet i pajetë në lagjen numër 10, pranë një hoteli kishte qëlluar veten me armë, duke i dhënë fund jetës.

Por para se të qëllonte veten, ai kishte qëlluar me armë ndaj një tjetër personi, i cili u gjet në gjendje të rëndë, po aty.

Ky i fundit edhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Edhe ai ka humbur jetën, duke sjellë dy të vrarë këtë mbrëmje në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco