‘Po, unë e bëra’, 17-vjeçari pranon vrasjen e Bledar Dedjas. A ishte shkak jeta e dyfishtë?

‘Po, unë e bëra’, 17-vjeçari pranon vrasjen e Bledar Dedjas. A ishte shkak jeta e dyfishtë?

10:02, 27/02/2024
A+ Aa A-

Mediat italiane njoftojnë se, 17-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në një pyll në Itali ka pranuar krimin.

“Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka bërë të ditur motivin.

Rrethanat që çuan në takimin fatal mes të dyve nuk janë ende plotësisht të qarta, por nuk mund të përjashtohet që i mituri të mund të ketë pasur lidhje me Dedjan, duke qenë se ky i fundit kishte pasur probleme familjare të lidhura me një “jetë të dyfishtë”.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik me 21 Janar. Trupi ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco