Snus, 'droga' që po dëmton gjimnazistët, eksperti: Krijon varësi nga nikotina

Snus, 'droga' që po dëmton gjimnazistët, eksperti: Krijon varësi nga nikotina

08:57, 27/02/2024
A+ Aa A-

Është konsideruar si një produkt që ndihmon për lënien e duhanit, por "Snus" po merr u jetën të rinjve thuajse në të gjitha vendet ku është ndaluar tashmë.

Eksperti për kontrollin e duhanit, Roland Shuperka, deklaroi në emisionin "Mirëmëngjesi Shqipëri" në RTSH se produkti suedez, i cili ka filluar të shitet edhe në Shqipëri, përmban nikotinë në sasi që nuk duhet përdorur nga grupmoshat e reja.

"Snusi po prodhohet tani edhe në formë sintetike, përfshirë nikotinën. Mund të mbahet deri 40 minuta në buzën e sipërme dhe në mishrat e dhëmbëve. Prej 10 vitesh përdoret në Suedi. Është ndaluar në vendet e Bashkimit Europian. Filloi Kroacia, Zvicra, Irlanda dhe Britania e Madhe. Tani po përdoret edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suedia e ka ulur normën e duhanpirjes në 5,6 për qind, vendi i parë në botë me ulje kaq të fortë. Studimet suedeze tregojnë se janë përgjysmuar sëmundjet kardiovaskulare në masën 41 për qind në krahasim me vendet e BE-së. Por dua të theksoj se produkt duhani apo nikotinë që të bën mirë, nuk ka," u shpreh z. Shuperka.

Eksperti theksoi se Snusi është absolutisht i dëmshëm për rininë adoleshente, e cila pëlqen të eksperimentojë, të duket e pavarur.

"Studime janë bërë vetëm në Suedi, ku përdorimi i Snusit është prioritar për uljen e duhanpirjes me djegie. Markat franceze dhe kanadeze po e testojnë një produkt të ngjashëm. Nuk e di cili produkt ka hyrë në Shqipëri, por duhet të ruhemi nga falsifikimet. E keqja e këtyre drogave si çamçakëzë është se nuk lënë gjurmë për t'u vërejtur nga prindërit. Dëmi i tyre më i madh te grupmoshat e reja është varësia nga nikotina," tha z. Shuperka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco