Horrori në Durrës/ Motra e Pëllumb Metës zbulon si e mori vesh lajmin

Horrori në Durrës/ Motra e Pëllumb Metës zbulon si e mori vesh lajmin

23:24, 26/02/2024
A+ Aa A-

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka Meta, ka zbuluar mbrëmjen e sotme se si e mësoi për vrasjen e vëllait të saj nga fëmijët dhe bashkëshortja.

Ajo tha se djali i xhaxhait e njoftoi për zhdukjen e vëllait, ndërsa thotë se ka komunikuar me Amarildon, djalin e vogël të vëllait, vetëm nëpërmjet Instagramit më 19 Shkurt.

Lutfie Muka Meta rrëfen se nuk ka komunikuar as me bashkëshorten e vëllait, Blerina Metën, të cilën e konsideron “monstër” dhe thotë se “kishte probleme psikologjike me veten”.

“Nuk kam komunikuar me të se zonja, se nuk meriton ti thuash as zonjë, monstra në këtë rast, nuk pranonte që ne të kishim numër telefoni apo lidhje. Nuk donte që ne të kishim lidhje të mirë familjare. Ajo kishte probleme psikologjike me veten e saj”, tha e motra e viktimës.

Ajo theksoi se lajmin për vrasjen e ka marrë vesh kur policia ka gjetur kufomën.

“Dy javë më përpara kur na ka vdekur një çun i çunit të xhaxhait, kemi pasur një fatkeqësi më datë 31 Janar vdiq. Me 1 Shkurt kemi bërë varrimin atje jemi parë. Edhe me zonjën që pretendon se ka qenë e mbyllur, e dhunuar edhe e shtypur. Ndërkohë zonja e ka problemin me vete që e ka mbartur nga familja e vet zoti Fevziu. Edhe këtë gjë ua ka transmetuar edhe fëmijëve fatkeqësisht”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco