Vranë babanë dhe e varrosën në kasolle, avokati: Dëshmitë kontradiktore të tre fëmijëve, nëse bashkëpunojnë, atëherë…

Vranë babanë dhe e varrosën në kasolle, avokati: Dëshmitë kontradiktore të tre fëmijëve, nëse bashkëpunojnë, atëherë…

22:00, 26/02/2024
A+ Aa A-

Duke analizuar krimin e rëndë brenda familjes në Shënavlash të Durrësit, avokati Gentian Rumano, tha në News 24, se dëshmitë kontradiktore të tre fëmijëve të Pëllumb Metës, tregojnë se ata po tentojnë të fshehin ngjarjen dhe se nëse ata tregojnë të vërtetën mund të orientojë Prokurorinë drejt akuzës së vrasjes në kushtet e tronditjes së fortë psikike.

“Dëshmitë që kanë versione të ndryshme pa diskutim kanë të bëjnë me faktin se duan të fshehin të vërtetën. Qasja që do të ketë organi i akuzës në ngarkimin e akuzës dhe në fund dhënien e dënimit presupozohet se vajza do të ketë dënim më të butë.

Prezumohet prej tyre që motra është personi më vunerabël në familje dhe e ka ndikuar më tepër dhuna e babait dhe duke qenë se merr rrethana lehtësuese të karakterit psikologjik, orientohet edhe vetë mbrojtja e tre fëmijëve drejt veprës penale që është vrasja në gjendjen e tronditjes së fortë psiqike që ka marzhin e dënimit edhe më të ulët se vrasja në rrethana familjare. Pas varrosjes së babait në oborrin e shtëpisë, kanë larguar edhe makinën për të krijuar alibinë.

Kjo e ndërlikon situatën dhe tregon se ka një paramendim. Kjo duhet të vlerësohet nga ana e Prokurorisë nëse ky paramendim ka ndodhur pas vrasjes apo para. Fakti tregoi që nuk arritën ta fshehin ngjarjen dhe tashmë po tentojnë t’i shmangen. Më e mirë do të ishte për ta që të bashkëpunonim dhe do ta orientonte Prokurorinë drejt akuzës të vrasjes në kushtet të tronditjes psiqike. Faktorët plotësues më pas janë shumë të rëndësishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco