SYRI TV/ Ujërat e zeza në sipërfaqe, banorët e Dërsnikut kërkojnë investime

15:34, 26/02/2024
A+ Aa A-

Rruga e fshatit Dërsnik në Korçë ëshë degraduar, aq sa banorët thonë e është kthyer në shqetësim.

Një segment me gjatësi prej 5 km, është dëmtuar plotësisht, duke krijuar jo pak ështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Banorët akuzojnë bashkinë se i ka braktisur, duke ngritur dyshime, se shkak është anësia politike e këtij fshati.

SYRI TV

Pamjet nuk kanë nevojë për koment, aksi rrugor që lidh këtë fshat me zonat e tjera urbane, është degraduar.

Segmenti më i degraduar është në një gjatësi prej 5 km, i cili është kthyer në problem për banorët.

Prej më shumë se 15 vitesh thonë banorët nuk është investuar ku nga ana e bashkisë bëhet vetëm mbushja e gropave me çakull i cili sapo bien rreshjet e shiut përsëri zbulohen.

Nga ana tjetër kanalozimet e ujrave të zeza derdhen në sipërfaqe në kanalet anës rrugës duke përfunduar në lumë.

Nga ana tjetër Syri Tv ka komunikuar me Njësinë Administrative Voskop dhe Bashkinë Korçë e cila thotë se shumë shpejt do të ketë një projekt për investimin në rrugë dje rehabilitimin e ujrave të zeza, por pa dhënë afate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco