VIDEO - Vrasja në Durrës/ Avokatja: Vajza mori përsipër fajin, do merren sërish në pyetje nga Prokuroria

13:34, 26/02/2024
A+ Aa A-

Avokatja e caktuar nga shteti për Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët kanë vrarë babain, ka deklaruar se vajza e ka marrë përsipër fajin.

Arta Gecaj ka thënë per mediat se ka pasur ndryshime në vërtetësinë e ngjarjes, pasi në fillim e pranoi vajza, pastaj djali i madh dhe më pas sërish vajza.

“Të vërtetën nuk mund ta them unë, pasi janë ende duke u kryer hetimet. Ata dhanë deklarimet e tyre dhe gjykata caktoi masën arrest me burg. Ka pasur ndryshime, një herë e pranoi Hygerta dhe më pas vëllai, më pas sërish Hygerta. Ata do merren sërish në pyetje nga Prokuroria. Unë jam njohur me dosjen hetimore duke qenë se ka qene dhe një ngjarje e njohur në publikë”, u shpreh avokatja.

Kujtojmë që Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët vranë babanë dhe më pas e groposën në një kasolle pranë banesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco