Babai dhunon dhe kërcënon me thikë vajzën, policia arreston 67-vjeçarin

Babai dhunon dhe kërcënon me thikë vajzën, policia arreston 67-vjeçarin

13:10, 26/02/2024
A+ Aa A-

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në Korçë. Një 67-vjeçar ka dhunuar dhe kërënuar me thikë vajzën e tij 35-vjeçare për arsye ende të paqarta.

Si pasojë 67-vjeçari është arrestuar nga policia, për veprime të mëtejshme poceduriale.

“-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 67 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 35-vjeçare dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë)”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco