Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

11:21, 26/02/2024
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 1 kilogramë drogë në makinë. Mediat italiane raportojnë se ai po udhëtonte nga Roma për në Tuscia kur u ndalua nga policia.

Kontrolli u krye në kuadër të fushatës që po kryhet për të luftuar trafikun e drogës në këtë zonë. Droga iu gjet të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e fshehur në kroskotin e makinës.

Arrestimi u konfirmua nga organet gjyqësore dhe subjektit, për shkak të sasisë së madhe të drogës që iu gjet, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco