Akuza për falsifikim/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Luiz Ejllin

Akuza për falsifikim/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Luiz Ejllin

09:58, 26/02/2024
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Fierit është shtyrë sërish seanca për këngëtarin Luiz Ejlli. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares,e cila ndodhet në një seminar.

Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin Ejlli.

Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e avokatit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco