Ngjarje tragjike në Tiranë, 16-vjeçari humbet jetën në fushën e basketbollit

Ngjarje tragjike në Tiranë, 16-vjeçari humbet jetën në fushën e basketbollit

20:08, 24/02/2024
A+ Aa A-

Ngjarje e rëndë në kryeqytet, ku një adoleshent ka humbur jetën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Ai kishte shkuar për të parë shokët e tij në një ndeshje basketbolli.

Nga raportimet e para thuhet se 16-vjeçari është rrëzuar pa ndjenja mbi parket ndërsa po festonte suksesin e shokëve të tij.

Sipas të gjitha gjasave, viktima ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se gjithashtu se prej një vitit ai nuk luante basketboll.

Njoftimi i Policisë

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit "Asllan Rusi", një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco