Lihet në burg ‘Çipuri’ ish-pjesëtari i bandës së Gaxhait

Lihet në burg ‘Çipuri’ ish-pjesëtari i bandës së Gaxhait

16:44, 24/02/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si ‘Çipuri’, dikur  pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.

Togat e zeza kanë lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

Sulejmani u arrestua më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.

Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se ‘Çipuri’ i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco