SYRI TV/ Zbardhet dëshmia troditëse e autorit, Hysen Meta: Planin për vrasjen e bëra më motrën

15:59, 24/02/2024
A+ Aa A-

Tronditëse ka qenë dëshmia e 25 vjecarit Hysen Meta, I akuzuar së bashku me të vëllanë dhe të motrën Hygertën dhe të vëllanë Amarildorn  për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta.

Ai ka qenë koherent me të motrën në raport me sjelljen e babait të tyre, që sipas tij ishte autoritar i dhunshëm, teksa hetimet faktuan se ishte ai që shkrepu armën e krimit.

Hysën Meta konfirmoi se motra e mori përsipër vrasjen për të shpëtuar atë dhe të vëllanë, teksa dëshmoi se shkaku kryesor që I çoi në ngjarjen e rëndë ishte pikërisht sjellja e dhunshme e kryefamiljarit.

Në dëshminë e tij ai rrëfen bisedën e fundit të atin përpara se ti merrte jetën duke e qëlluar me pistoletë.

 “Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje. Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. uishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Ne oren 13:00 te dates 13 shkurt bera denoncimin"

Sot familja Meta me tre fëmijë burg hapi dyert e mortit, teksa mësohet se vëllezërit e Pellumb Metës, nuk e kanë leguar gruan e tij të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe e kanë larguar nga Banesa.

Syri Tv mëson se bashkëshortja është marrë në mbritje nga forcat e rendit ashtu si dhe familja e saj nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ne fillim u raportua se ishte vajza ajo qe kishte vrare babain sepse nuk donte ta fejonte me shkesi, por me pas hetimet zbardhen se të tre femijet e tij planifikuaan vrasjen dhe me pas groposjen e babait te tyre, Pëllumb Meta.

 Te tre te rinjte jane te arrestuar per vrasjen me planifikim te babait te tyre, Pellumb Meta, ndersa e ema Blerina eshte nen hetim per pengim te zbulimit te te vertetes.

Sipas kreut te policise se Durresit, krimi horror ne fshatin Shenvlash nuk ka ndodhur per shkak  te nje sheri te castit, por konfliktet e vazhdueshme ne familje.

  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco