SYRI TV/ Zbardhet atentati në 'Don Bosko' në janar 2022, Policia: Çela s’ishte objektiv, u ngatërruan autorët

15:54, 24/02/2024
A+ Aa A-

Si te zbardhur e konsideroj drejtoria vendore e policisë së Tiranës masakrën e 4 janarit të 2022 kur në Don Bosko u vra  gabimisht Erjon Cela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Porositës rezulton se është Kasander Noga dhe me ekzekutor Kevin Zeneli ndërkohë 2 qitësit e tjerë mbeten ende të paidentifikuar.  Ndonse kaluan 2 vitë nga ngjarja e rëndë  kur Erion Çela, 35 vjeç, u vra gabimisht hetimet zbuluan se shënjestër e atentatit ishte Geron Hasanbelliu, për të cilin Kasandër Noga  pagoi që të ekzekutohej pwr  shkak tw hasmërisw që kishin prej vitesh. Ndërkohë Kasandër Noga pagoi Kevin Suçin ky I fundit I shpallur në kërkim ju kërkua të kontaktoi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj dhe Ilirjan Keçin , të cilët fillimisht pranuan të bëjnë atentatin, por me pas u tërhoqën nga frika.

Pas kësaj 24-vjeçari  Suçi bashkë me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, morën për sipër që të vrisnin Geron Hasanbelliun në një lokal në ‘Don Bosko’, por ngatërruan objektivin. Sipas policisë Kevin Zeneli dhe dy autorët e tjerë, janë ndihmuar nga Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh. Ky i fundit u arrestua sot nga policia. Detaje të cilat u përcollën nga drejtori I policisë vendore të tiranës Tonin Vocaj.

Hetimi ka qenë I udhëhequr nga prokuroia e Tiranës, e cila ka caktuar dhe masën e sigurisë arrest me burg në mungesë  për KASANDËR Nogën, ndonse ky I fundit aktualisht ndodhet I arrestuar në shtetin Belg. Noga është një emër I njohur për policinë, opinionin dhe botën e krimit. Ai njihet për hasmërinë me vëllezërit Erion dhe Geron Hasanbelliu. Ai u dënua me 15 vite burg nga Gjykata e Brukselit. Pasi u arrestua dhe akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut, i cili u qëllua me gjashtë plumba. Tentativa për vrasjen ka filluar për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës. Saga e krimeve ka nisur në vitin 2000, kur Kasandro Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Për shkak të kësaj ngjarjeje të rëndë, u krye hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë me vëllain e shokut të tij, (Dritan Hajdini) ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco