‘Vodhi fletoren e borxheve dhe...’ Mbaron aventura e ‘Robin Hudit’ në Kuçovë, policia i vendos prangat

15:16, 24/02/2024
A+ Aa A-

Një 56-vjeçar,banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës,është kapur gjatë natës së djeshme nga shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kuçovë,në përpjekje për të vjedhur në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në lagjen "11 Janari", ku 56-vjeçari Xhezmi Liko, pasi ka hapur derën e jashtme,ka hyrë brenda dhe është përpjekur të hapë me forcë sirtarin e kasës ku mbaheshin lekët e xhiros së dyqanit.

Zhurma e bërë brenda në dyqan është ndjerë nga pronarët,të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka organizuar punën dhe ka shkuar në vendngjarje,ku ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin Xhezmi Liko. Hajduti,në pamundësi për të shqyer sirtarin e kasës së lekëve kishte vjedhur disa steka paketash si dhe fletoren e borxheve (veresijeve) të dyqanit. Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi ‘Robin Hudi’ hyn në biznes për të kryer vjedhjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco