Shkodër, hetim për dy arkëtare të Postës që i vodhën pensionin 70-vjeçarit

Shkodër, hetim për dy arkëtare të Postës që i vodhën pensionin 70-vjeçarit

12:56, 24/02/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin për dy arkëtare të Postës së Shkodrës, të cilat kanë vjedhur pensionin e një të moshuari gjatë periudhës 2018-2021. Denoncimin ndaj tyre e ka bërë bashkëshortja e të moshuarit.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z.(L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi një 73-vjeçare ka kallëzuar se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco