EMRI/ Vrasja e babait, pas vajzës arrestohet edhe djali i madh i familjes

EMRI/ Vrasja e babait, pas vajzës arrestohet edhe djali i madh i familjes

17:58, 23/02/2024
A+ Aa A-

Pas marrjes në pyetje, policia ka arrestuar vëllanë e madh të 19-vjeçares Hygerta Meta e cila dyshohet se vrau babanë me armë zjarri.

Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se Hysen Meta pas krimit e ndihmuan motrën për të varrosur trupin e babait dhe dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat.

Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja  ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco